Gjykata e Durrësit pushon çështjen ndaj kryebashkiakut Dako

schedule18:24 - 8 Tetor, 2018

schedule 18:24 - 8 Tetor, 2018

Gjykata e Durrësit ka pushuar çështjen në ngarkim të kryetarit te bashkisë Durrës Vangjush Dako. Mbi Dakon prej muajsh kishte nisur një hetim nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, për zbatimin e projektit Veliera. Prokurori Edmond Kalishi pak ditë më parë kërkoi mbylljen e hetimeve, pasi në dosjen “Dako” nuk ka konstatuar shkelje penale.

Sipas organit të akuzës, kryetari i bashkisë Durrës Vangjush Dako, nuk ka shpërdoruar detyren në zbatimin e projektit, ashtu sikurse pretendonte shoqëria civile. Gjykata pranoi kërkesën për pushim të hetimit për këtë çështje. Perfaqësuesja e shoqërisë civile avokatja Mirela Jorgo, deklaroi se do ta apeloje vendimin e gjykatës, pasi ekspertët më herët ishin shprehur se projekti ka cënuar zonën arkeologjike, ndryshe nga çfarë pretendon gjykata./abcnews.al