Një çift hollandez është zhvendosur në një shtëpi të printuar 3D, e cila mund të ndryshojë mënyrën e jetesës në të ardhmen. Shtëpia e pensionistëve, Elize Lutz dhe Harrie Dekkers është një shtëpi njëkatëshe, e cila duket një gur gjigand me dritare.
Më shumë sesa një eksperiment, shtëpia u ndërtua për të qenë e banueshme për disa dekada dhe ishte projektuar të ngjante me një gur për t’ju përshtatur mjedisit natyror. Përbëhet nga 24 elementë betoni, që u shtypën shtresë për shtresë në një fabrikë në Eindhoven.
Sipas kompanisë, ky është projekti i parë i strehimit në botë i bazuar në shtypjen me beton 3D. Në të ardhmen, ndërsa Hollanda kërkon mënyra për të zgjidhur një mungesë kronike të strehimit, një ndërtim i tillë mund të bëhet i zakonshëm.