Prishtina merr vendin e parë në Ipko Superliga e Kosovës, katër javë para fundit të kampionatit. Ekipi kryeqytetas ka fituar në transfertë me Ballkanin, sikurse edhe të gjithë e prisnin. Sigurisht akuzat nuk do të mungojnë në vazhdim, pasi është përfolur shumë për një marrëveshje mes klubeve.
Më parë Llapi e kishte eli,minuar Prishtinën në Kupë dhe kishte shkuar në finale, kurse sot bardhekaltrit triumfuan me rezultatin 1-3. Mankenda, Bekteshi dhe Otto John shënuan tre herë në portën e ekipit nga Podujeva.
Surpriza e madhe është regjistruar nga Drenica, që mposhti Ballkanin e Shkëmbit që mbante vendin e parë. Uka dhe Dennison realizon dy herë kundër ekipit nga Suhareka, kurse Agim Zeka rihapi lojën. Gjithsesi, Drenica që synon të qëndrojë në elitë ka fituar dhe ka arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme. /abcneës.al
Ipko Superliga e Kosovës – Java 32
E diel, më 2 maj, ora 15:00
Drenica-Ballkani 2-1
Shënues: Uka 19′, Dennison 50′ / Zeka 51′
Llapi-Prishtina 1-3
Shënues: Aliu 19′ / Mankenda 15′, Bekteshi 42′, Otto John 64′