Drita ka mposhtur skuadrën e Feronikelit, që me shumë mundësi do të luajë ndeshje shtesë që të qëndrojë në Ipko Superliga e Kosovës. Kampionët në fuqi triumfuan me rezultatin 3-1 dhe kanë marrë vendin e parë, në pritje të sfida që kanë në transferta Ballkani dhe Prishtina, respektivisht ndaj Drenicës dhe Llapit.
Skuadra e Nuhiut shënoi që në fillim me penallti, teksa ishte Alidema ai që e çoi topin në rrjetë. Pjesa e dytë nisi mirë për Dritën. Fazliu dhe Shabani i çuan shifrat në 3-0, kurse për miqtë nga Drenica shënoi i zakonshmi Simonovski.
Arbëria po shkon drejt Ligës së Parë, pasi u mposht me rezultatin 3-4 në shtëpi nga Gjilani. Për skuadrën e Ismet Munishit i shënuan golat tre lojtarë që kanë luajtur në Superiore: Musolli, Progni dy dhe Shend Kelmendi.
Besa e Pejës, edhe pse e rënë nga kategoria, ka befasuar këtë herë në transfertë skuadrën e Trepça ’89. Ekipi nga Mitrovica e pa veten në disavantazh pas golit të Besenit, por Muja në pjesën e dytë shënoi dhe e shmangu humbjen. Sigurisht edhe barazimi nuk e gëzon Trepça ’89, pasi sot duheshin tre pikët. /abcneës.al
IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 32
Arbëria-Gjilani 3-4
Shënues: Marclei (pen.) 11′, Kryeziu 20′, Bahtiri 52′ / Musolli 5′, Progni 39′, 86′, Kelmendi 89′
Drita-Feronikeli 3-1
Shënues: Alidema (pen.) 15′, Fazliu 49′, Xh. Shabani 73′ / Simonovksi 84′
Trepça ’89-Besa 1-1
Shënues: Muja 64′ / Beseni 20′