Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kulmin e pandemisë, shfaqet sëmundja tjetër në zemër të SHBA-ve

schedule13:39 - 1 Maj, 2021

schedule 13:39 - 1 Maj, 2021

Përgjatë viteve 2016-2018 një numër i madh diplomatësh amerikanë dhe kanadezë në Havana të Kubës patën disa simptoma të çuditshme, të cilat ngritën alarmin në Departamentin e Shtetit, raporton abcnews.al.

Simptomat i quajtën “Sindroma e Havanas”, teksa të prekurit kishin humbje të ekuilibrit, errësim të shikimit, plogësisht, etj.

Nga kjo sindromë u prekën 40 diplomatë dhe familjarë të tyre atëhere, ndërsa në Washington është shfaqur sërish e njëjta sëmundje. Mediat amerikane raportojnë se deri më tani janë konstatuar tre raste me simptoma të ngjashme.

Gjithçka ndodh teksa vijon pandemia e koronavirusit duke dhënë një tjetër alarm në SHBA dhe më gjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!