KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, PD me 2 mandate, PS mori 1 mandat

schedule11:57 - 1 Maj, 2021

schedule 11:57 - 1 Maj, 2021

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve këtë të shtunë po bëjnë shqyrtimin dhe miratimin e disa tabelave të rezultatit të zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në fjalën e tij pasi ka dëgjuar shqyrtimin në lidhje me ndonjë ankimim të bërë nga subjektet dhe përfaqësuesit politik në qarkun e Kukësit ka vendosur miratimin e tabelës përfundimtare të rezultateve.

Ndër të tjera ai bën me dije se në këtë qark nga 3 deputetë përfaqësues 2 janë nga PD dhe një nga PS-ja.

“Miratohet tabela e rezultateve për qarkun Kukës sipas lidhjes, miratimi për subjektet politike dhe për kandidatet për deputet në këtë qark. Po bëj me dije vetëm rezultatet për subjektin, në qarkun e Kukësit votuan 40894 zgjedhës, vota të pavlefshme dolën 2188. Në qark janë përfaqësues 3 deputetë, nga PD në Kukës e morën mandatin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj, nga PS Genta Duraku”, ka thënë Celibashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!