Deklaratat e Ramës, Meta: Shashka për të larguar vëmendjen, mes votave të pavlefshme lëvizin mandate

schedule13:31 - 30 Prill, 2021

schedule 13:31 - 30 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se 83 mijë votat e shpallura të pavlefshme gjatë procesit të numërimit duhet të hetohen me pamjet filmike duke theksuar se mund të lëvizin edhe mandate në disa qarqe. Meta komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për nisjen e procedurave për shkarkimin e tij duke deklaruar se këto janë shashka që synojnë të largojnë vëmendjen nga çështjet e krimit zgjedhor.

Kreu i shtetit u pyet nëse e mandatojë Edi Ramën si kryeministër pas fitores së socialistëve, ku u shpreh se nuk është koha e duhur për të folur lidhur me këtë, duke vënë theksin te shqyrtimi i të gjitha ankimimeve në zbatim të kodit zgjedhor.

“Tani të përqendrohen në këtë çështje. Është e rëndësishme të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Një qytetar që shkon të votojë, rri në orë të tëra në radhë dhe ajo i del e pavlefshme për shkak të marifeteve dhe kalkulimeve kjo është e pafalshme dhe nuk duhet të ndodhë më.

Asnjë përgjigje për shashkat që duan të largojnë vëmendjen tuaj nga 83 mijë votat e pavlefshme dhe me pamjet filmike duhet parë si janë bërë të pavlefshme një pjesë e tyre. Ju e dini shumë që diferenca është jashtëzakonisht e ngushtë. Mund të lëvizin shumë mandate në këto qarqe. Të ishte për këtë histori kishte ikur 100 herë Ilir Meta nga presidenca por ju e dini që unë e mbaj fjalën. Të respektohet çdo votë që është hedhur deri në fund. Asnjë kuti të mos ndërrohet dhe asnjë përpjekje për të mbuluar çdo lloj krimi që ka ndodhur atje të mos bëhet. Ilir Meta në këto zgjedhje nuk ka kandiduar.

Janë gjëra që kanë kohën e tyre. Kërkohet të zbatohet kodi zgjedhor deri në shterimin e kërkesës së fundit edhe brenda partisë. Është e rëndësishme të respektohet vota e çdo kandidati. Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në këtë zgjedhke. Ka qenë vetëm një qytetar dhe votues. Nuk kam bërë thirrje për të kërkuar vota. Në të ardhmen ndoshta do keni mundësi të shikoni sa vota merr Edi Rama. Jam shumë i kënaqur se pavarësisht presionit, është e rëndësishme që 25 prilli, falë përpjekjeve të Ilir Metës vajti qetësisht dhe nuk pati problem serioz. 74% e qytetarëve të republikës kanë votuar. Çdo votë duhet të numërohet dhe të rinumërohet. Përpjekjet për shashka janë të dëshpëruara”, deklaroi presidenti Ilir Meta./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!