Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Kamëz, makina përplas për vdekje këmbësorin 60-vjeçar

schedule21:42 - 29 Prill, 2021

schedule 21:42 - 29 Prill, 2021

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kamzës, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha” në Kamzë. Makina me drejtues E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar  këmbësorin H. A., rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!