Dashamir Shehi ka falenderuar të gjithë për ata që e votuan dhe e ndihmuan për të ruajtur votat në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai shprehet që i vjen shumë keq për këtë rezultat, për këtë dhunë mbi lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve, por premton se betejën do ta vazhdojë.
Shehi thotë se do ta shfrytëzoj mandatin për të ngritur zërin për problemet duke shpresur se zëri i tij do të ketë peshë dhe mund të sjellë një ndryshim.
Postimi i plotë:
Miq, shokë, dashamirës,
ju FALENDEROJ për mbështetjen tuaj në këtë muaj të vështirë.
ju FALENDEROJ të gjithë ju që u angazhuat në fushatën time, që u angazhuat për t’i ruajtuar votat dhe mbi të gjithë ju që më besuat me votë.
Unë si përherë do ta shfrytëzoj mandatin tim për të ngritur zërin për problemet dhe cështjet tona duke shpresur se zëri im do të ketë peshë dhe mund të sjellë një ndryshim.
Sigurisht që më vjen shumë keq për këtë rezultat, për këtë dhunë mbi lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve, por betejën do ta vazhdoj! Do ta vazhdoj në emrin tim dhe në emrin e mijërave votuesëve që më besuan mua personalisht!
Do të kem nevojë për mbështetjen tuaj, derisa të rikthejmë në Shqipëri, lirinë, demokracinë dhe Europën.
U mirëutakofshim përsëri miqtë e mi.
Miqësisht,
Dash Shehi/abcnews.al
Miq, shokë, dashamirës,
ju FALENDEROJ për mbështetjen tuaj në këtë muaj të vështirë.
ju FALENDEROJ të gjithë ju që u…Posted by Dashamir Shehi on Thursday, 29 April 2021