Ernest Muçi është shpallur kampion për të dytin sezon radhazi, këtë herë me Legian e Varshavës në Poloni. Sulmuesi nuk ka mundur të lërë dot gjurmë, pasi ka luajtur vetëm tre ndeshje si zëvendësues në kampionat.
Titulli kampion e ka gëzuar atë, sikurse edhe Tiranën, që pret të marrë të ardhura të rëndësishme për shkak të klauzolave të përfshira në marrëveshjen e bërë në muajin shkurt.
Po atëherë, në emisionin “Pressing” në ABC raportohej se bardheblutë do të përfitonin 100 mijë euro nëse Legia e Varshavës do të dilte kampione.
Kështu te Tirana presin të ardhurat, sikurse edhe këstin e dytë. Në shkurt u derdhën 250 mijë euro në arkat e klubit kryeqytetas, kurse këtë verë do të derdhen edhe 250 mijë të tjera, veç premios. /abcnews.al