Infektohen 433 persona në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 46 pacientë

schedule18:29 - 29 Prill, 2021

schedule 18:29 - 29 Prill, 2021

Në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 433 raste të reja infektimesh me covid-19  nga 2.453 testime të realizuara. Ministria e Shëndetësisë, njofton ndër të tjera se në 24 orët e fundit, janë shëruar 641 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 46 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 718.626 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.002 persona. Nga personat e infektuar, 132.171 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.818 të tjerë. Numri i rasteve aktive arriti sot në 15.013./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!