Listat e hapura të 25 Prillit ishin një test i mirë në zgjedhje që secili kandidat të tregonte veten sa vlente në popull. Përkundër mburrjes përpara kryetarit të partisë, vota preferenciale i ka nxjerrë zbuluar shumë kandidatë.
Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, këto ishin një “luftë” jo vetëm me kundërshtarin përballë, por edhe brenda llojit. Në fund gara ka nxjerrë në fund shumë emra mes tyre edhe të njohur, si Nard Ndoka në Shkodër, apo edhe Artemis Malo në Gjirokastër.
Renditja në cdo qark, këta janë kandidatët e fundit të listës së PS-PD
Shkodër
PS- Diana Muriqi 190 vota
PD-Nard Ndoka 228 vota
Kukës
PS-Halim Dauti 2059 vota
PD- Shyrete Koka 3622
Të dyja partitë kishin vetëm nga 3 kandidatë
Lezhë
PS- Gjon Ndoci 207 vota
PD- Roza Hilaj 993 vota
Dibër
PS-Anisa Xhika 504 vota
PD- Irini Shehu 1986 vota
Durrës
PS-Keida Bejaj 360 vota
PD-Merita Dakovelli 470 vota
Tiranë- Numëruar 1058 / 1243 QV total
PS-Kledina Skëndo 291 vota
PD-Arjana Çela 135 vota
Elbasan- Numëruar 509 / 511 QV total
PS- Kristaq Skenderi 932 vota
PD- Anila Bishqemi 301 vota
Fier
PS-Sokol Krasniqi 325 vota
PD- Shpëtim Axhani 794 vota
Berat
PS- Jurgen Pushi 271 vota
PD- Denis Saatçiu 332 vota
Korçë
PS- Besa Spaho 689 vota
PD- Andrea Simaku 254 vota
Gjirokastër
PS- Artemis Malo 516 vota
PD- Koço Barka 287 vota
Vlora- Numëruar 444 / 445 QV total
PS- Leonard Beqiri 966 vota
PD- Atird Hoxha 506 vota
db/ Abcnews.al