Mbetjet e një gruaje të lashtë egjiptiane të mumifikuar shtatzënë janë zbuluar në Tebë, që datojnë më shumë se 2 000 vjet më parë. Ekspertët nga Akademia Polake e Shkencave punuan për të zbuluar më shumë rreth gruas, që mendohet të ketë qenë në të 20-at e saj.
Përmes një kombinimi të skanimeve CT dhe rrezeve X, ekipi zbuloi mbetjet e një fetusi. Duke folur për “The Sun”, autori i studimit Dr Wojciech Ejsmond tha se ky ishte zbulimi i parë i një trupi të balsamosur shtatzënë, duke shtuar: “Nuk ka asnjë trup tjetër antik të një gruaje shtatzënë”.

Mumia u gjet në varret mbretërore në Thebes, Egjiptin e Epërm, që vinte nga elita e komunitetit Theban, sipas autorëve të studimit. “Ky ekzemplar hedh dritë mbi një aspekt të pahulumtuar të zakoneve të lashta egjiptiane të varrimit dhe interpretimeve të shtatzanisë në kontekstin e fesë së lashtë egjiptiane.”, tha studiuesi. /abcnews.al


