Olsian Çela kërkon hetim për krimet zgjedhore

schedule11:10 - 29 Prill, 2021

schedule 11:10 - 29 Prill, 2021

Kryeprokurori  i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar hetim për krimet zgjedhore. Çela u është drejtuar me një kërkesë prokurorive në rrethe “Për intensifikimin e masave administrative dhe procedurale për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale në fushën e zgjedhjeve”.

Kryeprokurori ka kërkuar hetim të plotë të krimit zgjedhor dhe shqyrtim të të gjitha ankesave të ardhura nga partitë politike.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi dy ditë më parë se është duke vazhduar ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”. g.v/abcnews.al