U kthyen në kryefjalë të fushatës së socialistëve, Luljeta Bozo lë pas me vota Najada Çomon

schedule02:13 - 29 Prill, 2021

schedule 02:13 - 29 Prill, 2021

Dr. Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo u kthye në simbol të fushatës së kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Ato kanë qenë në qendër të komenteve përgjatë këtyre kohëve, për shkak se ishin dy figura të njohura në dy kohë të vështira për vendin, që vendosin t’i futen politikës në atë periudhë të jetës.

Por cila ka qenë më e votëbesuar nga elekorati kryeqytetas, ku ato kandidojnë në dy vendet e para të listës rozë? Nga votat e numëruara deri më tani Bozo ka marrë më shumë vota se Çomo.

Konkretisht inxhinierja Bozo numëron 2876 vota, ndërkohë Najada Çomo deri më tani ka arritur të sigurojë 850 vota.

Në Tiranë po vijon ende numërimi për pothuajse gjysmën e votave pasi nga 1243 QV janë numëruar 699 ./mv.abcnews,al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!