Gazetarja e ABC, Esiona Konomi ka shpjeguar në “Radarin Informativ” se si në këto zgjedhje kandidatët për deputet kanë mundësinë që të marrin mandatin në varësi të votave që kanë grumbulluar në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas Konomit, thyerja e herësit është kur një kandidat merr më shumë vota sesa rezultati që del nëse pjesëtohet numri i votave totale në një qark me numrin e mandateve që një parti ka marrë në po të njëjtin qark.
Nëse në Kukës Partia Demokratike ka marrë 24071 vota dhe 2 mandate. Atëherë herësi është 12,000 vota. Pra që të thyhet herësi një deputet duhet të ketë mbi 12 mijë vota që të konkurrojë çdo deputet të PD që ka dalë nga listat fituese dhe që ka më pak vota se vetë kandidati që pretendon mandatin. Por duke u nisur nga numri i lartë i votave KQZ ka vendosur që mjafton që një kandidat të ketë siguruar 10 mijë e 1 votë për të konkurruar cilindo burrë që ka marrë mandat për shkak të listës fituese por që ka më pak vota se pretendenti.
Gazetarja Konomi ka marrë si shembull Fatmir Xhafajn në Tiranë, ku sipas saj me trendin e votave që po merr ai po i afrohet thyerjes së herësit. Nëse Xhafaj do të sigurojë 10001 vota ai mund të eliminojë cilindo burrë që ka marrë mandat nga lista fituese dhe që ka më pak vota se ai.
“Nëse një deputet merr 10 mijë vota konkurron me këdo që është në lista dhe që ka fituar mandatin dhe ka më pak se ai mund të konkurrojë. “
“Rasti i Fatmir Xhafajt. Fatmir Xhafaj po ecën me një trend votash të konsiderueshme. Janë rreth 5 mijë vota për të dhe me këtë trend është shansi për ta thyer herësin. Nëse ai merr 10 mije e 1 votë. Xhafaj hyn në garë me të gjithë burrat që kanë mandat. Por gratë nuk prek se janë të mbrojtura sipas kodit zgjedhor. Mbase mund të jetë i vetmi. Xhafaj do të skualifikojë më pak të votuarin i heq mandati burrit më pak të votuar nga mandatet e listës fituese,” tha gazetarja./abcnews.al/