Një 60 vjeçar humbi jetën në vend, pasi u rrëzua kur po lëvizte me biçikletë.
Ngjarja ndodhi tek rrethrrotullimi i qytetit të Sarandës dhe dyshohet se shkak ishte lagështira në rrugë.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave.