Meta falenderon Kryemadhin për reflektimin ndaj gabimeve: Paralajmëron rikthimin në LSI

schedule12:25 - 28 Prill, 2021

schedule 12:25 - 28 Prill, 2021

Presidenti i Republikës, Ilir Meta  ka reaguar menjëherë pas  deklaratës së kryetares së LSI-së Monika Kryemadhe e cila ka kërkuar falje për të gjithë shqetësimet që ai ka bërë që u kurorëzuan me fitoren e oligarkëve dhe bandave të krimit.

Meta  ka falënderuar Kryemadhin për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve.

Zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetin social shkruan se vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe paralajmëron rikthimin e tij në LSI pas korrikut të 2022.

Postimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve.

Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore.

Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor.

Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!