Rudina Hajdari iu bashkua pak para nisjes së fushatës Nismws “Thurje” duke kandiduar në Elbasan, qark në të cilin tha se do të merrte një mbështetje të madhe pasi ishte larë edhe në Shkumbin dhe kishte kujtime nga kjo zonë.
Hajdari mbante numrin 1 në listën e “Thurjes” për Elbasanin dhe ishte emri më i njohur mes kandidatëve, por kjo nuk e ka ndihmuar që të marrë më shumë vota preferenciale, të paktën deri më tani kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive.
Hajdari renditet e dyta me 143 vota preferenciale në të gjithë qarkun, ndërkohë që në vend të parë është nr.3 i listës, Ervis Rama me 188 vota./abcnews.al