Lezha çon 7 deputetë në Kuvend. Në shtator do të jenë 4 nga PD dhe 3 nga PS, ndërsa LSI ngeli jashtë nga gara e 25 Prillit.
Por cfarë po ndodh me votat e kandidatëve?
Kur janë numëruar 98 nga 249 qendra votimi te PD listën e të preferuarve e kryeson drejtuesi politik Mark Marku me 3309 vota, i ndjekur nga analisti Agron Gjekmarkaj me 1638.
Dy emrat e lartë përmendur së bashku me Lindita Metaliajn dhe Kastriot Pirolin nuk rrezikojnë nga vota preferenciale brenda listës, pasi rivalët janë shumë larg thyerjes së hersit, të paktën deri tani.
Nga PS do të jenë në Kuvend 3 emra. Vota për partinë që u numërua u dha të drejtë; Lindita Nikollës, Eduart Ndrecës dhe Shpresa Marrnoit që të futen në Kuvend si tre të parët në listë.
Por Marrnoi rrezikon, pasi nga vota preferenciale deri tani, pra 98 nga 249 kutitë e numëruara Gentian Malotaj që është i katërti ka marrë 2955 vota./ db/ Abcnews.al