Hansi Flick në harkun e pak më shumë se një viti arriti të fitojë gjithçka më Bayern Munchen dhe të shkruajë me gërma të arta emrin e tij në historinë e klubit gjerman.
Por mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit e dërguan trajnerin të marrë një vendim radikal e të pranojë publikisht se do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit.
Nuk është zyrtare, por është e konfirmuar se ai do të drejtojë kombëtaren e Gjermanisë pas Europianit të kësaj vere. Ai kishte kontratë deri në vitin 2023, por Bayern me shumë mundësi nuk kërkojë dëmshpërblim.
Gjithsesi, drejtuesit e Federatës gjermanë kanë një ide për të minimizuar humbjet e bavarezëve. Nga Gjermania mësohet se së shpejti Bayern Munchen dhe kombëtarja e “Panzerave”do të zhvillojnë një miqësore. Gjithë fitimet do i shkojnë Bayern Munchen. /abcnews.al