Janë numëruar 22 nga 223 kuti votimi sa i përket votave nominale që kanë marrë kandidatët respektivë në zgjedhjet e së dielës për qarkun e Elbasanit.
Siç pasqyrohet në rezultatet paraprake të KQZ-së, mes demokratëve për bashkinë e Elbasanit udhëheq Luçiano Boçi me 967 vota i ndjekur nga Flutura Açka me 512 vota, ndërsa Gazment Bardhi renditet i treti me 292 vota.
Sa i përket socialistëve, udhëheq Taulant Balla me 1 092 vota, i ndjekur nga Evis Kushi me 560 vota dhe në vend të tretë është Klevis Xhoxhi me 349 vota.
Ndërkohë, në rang qarku kryesojnë Saimir Hasalla nga PS me 5 051 vota dhe Dashnor Sula me 4 092 vota. Të dy ata janë kandidatë nga Peqini. /abcnews.al