Partia Demokratike arriti të marrë 5 mandate në Korçë, ndërsa socialistët siguruan gjashtë. Pas numërimit të 427 qendrave të votimit ka nisur numërimi edhe i votave nominale të kandidatëve.
Demokratët prijnë me Bledjon Nallbati, i cili deri në këto momente ka marrë 3334 vota.
Pas tij vjen Andrea Mano, që ka siguruar 1727, ndërsa i treti për nga numri i votave në këtë qark renditet Ervin Salianji me 1575. Ndërkohë, drejtuesi politik i demokratëve në Korçë, Edmond Soaho ka marrë 1434 vota.
Në të dhënat e publikuara nga KQZ, deri më tani janë numëruar 118 qendra votimi nga 427 në total. g.v/bcnews.al