Një studim i ri ka treguar se vaji i ullirit mund të luftojë demencën. Studimi i botuar në revistën Gerontology Experimental, tregoi se konsumi i vajit të ullirit çdo dite mund të zvogëlojë në mënyrë dramatike rrezikun e rënies së aftësive njohëse.
“Konsumi ditor i vajit ekstra të virgjër të ullirit lidhet ngushtë me frekuencë më të ulët të shfaqjes së shumë sëmundjeve, përfshirë sëmundjen e Alzheimerit.”, janë shprehur autorët e studimit.
Studiuesit besojnë se ndikojnë vetitë natyrore antioksiduese dhe ekspozimi ndaj radikalëve të lira. Studimet kanë treguar se antioksidantët kanë ndikim në parandalimin e demencës. Vaji i ullirit është një përbërës kryesor i dietës mesdhetare dhe ky regjim kontribuon në jetëgjatësinë dhe shëndetin njohës. /abcnews.al

