Gattuso i pakënaqur me fitoren

schedule17:40 - 5 Tetor, 2018

schedule 17:40 - 5 Tetor, 2018

Edhe pse Milani fitoi 3 – 1 me Olimpiakosin në Europa Ligë, trajneri i të kuqve Gennaro Gattuso u shpreh i pakënaqur me lojën e skuadrës. Kronika na njeh edhe me rezultatet e tjera të takimeve të mbrëmshme.

Fitorja e dytë e Milan në grupet e Europa League u arrit me vështirësi të enjten në “San Siro”. Skuadra e Genaro Gattuso mundi me përmbysje 3 – 1 Olympiacos, por trajneri e tha hapur që kërkon tjetër lojë nga futbollistët e tij.

Genaro Gattuso: “Skuadra duhet të zotërojë fushën, duhet të vuaj më pak, sepse nuk pashë një të tillë. Fituam 3 – 1, por duhet të luajmë më mirë, pasi si u interpretua ndeshja nuk më entuziazmoi”.

Në Azerbajxhan, Arsenal fitoi 3 – 0 me Qarabag e Ansi Agollit. Mbrojtësi shqiptar ishte në fushë gjatë të gjithë takimit, duke ndihmuar edhe sulmin.

Sipas komentit të “The Guardian” Agolli ia bëri të vështirë punën Lichtsteiner. Rastet për gol nuk munguan për Qarabag, por pa arritur të festojnë një të tillë.

Fitore minimale 1 – 0 për Chelsea ndaj hungarezëve të Vidi. Ekipi anglez shpëtoi nga goli Morata në minutat e fundit. Humbje për Sevilla 5 herë fituese e Europa League.

Ekipi spanjoll u mund 2 – 1 nga Krasnodar në Rusi. Lazio e Thomas Strakoshës që nuk u ul as në stol u mund 4 – 1 Eintracht Frankfurt, ndërsa fitore 3 – 1 për Rangers e Eros Grezdës që qëndroi në stol në sfidën me Rapid Wien./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!