Ministri i Shëndetësisë në RMV: Vala e tretë e pandemisë Covid po qetësohet

schedule13:31 - 27 Prill, 2021

schedule 13:31 - 27 Prill, 2021

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe në një komunikim për mediat bëri me dije se vala e tretë e pandemisë Covid, pon shkon drejt normalitetit.

Ai tha se për shkak se situata epidemiologjike është më e qetë, atëherë është marrë edhe vendimi për të lehtësuar masat kufizuese, ndërsa shtoi se qytetarët duhet të vijojnë të tregohen të kujdesshëm.

“Ora policore dhe mbyllja e kafeneve u bë në formë parandaluese dhe kjo përshpejtoi zbrazjen e spitaleve. Në momentin kur filloi rritja e numrave atëherë vendosëm masa shtesë. Megjithatë e kishim parasysh se para nesh janë festat dhe e kishim parasysh përvojën nga viti i kaluar, se festat ishin në një moment të përkeqësimit të situatës epidemiologjike”, tha Filipçe.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!