Erdogan dënon njohjen e gjenocidit armen nga SHBA: Do të shkatërrojë marrëdhëniet tona

schedule10:26 - 27 Prill, 2021

schedule 10:26 - 27 Prill, 2021

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan ka dënuar njohjen e gjenocidit armenen  nga Joe Biden. Ai tha se vendimi ndikon në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në një fjalim televiz, Erdogan tha: “Kombit turk nuk mund t’i vendosni etiketën e gjenocidit”.

Më 24 prill Biden u bë presidenti i parë i SHBA-së që njohu masakrën dhe dëbimin e armenëve të epokës së Luftës së Parë Botërore në ditët e fundit të Perandorisë Osmane, duke e cilësuar gjenocid.

Administratat e mëparshme të SHBA-së e kanë shmangur përdorimin e termit gjenocid. Erdogan tha se qëndrimi turk për këtë çështje është se ajo duhet t’u lihet historianëve dhe jo politikanëve.

Për disa vite me rradhë Turqia është zotuar se do të hapë arkivat e saj për të adresuar çështjen. Gjatë Luftës së Parë Botërore, turqit otomanë vranë dhe dënuan 1.5 milionë armenë – një minoritet i krishterë në perandorinë me shumicë myslimane./abcnews.al