Mbyllet numërimi në Paskuqan, sa vota morën PD, PS dhe LSI

schedule01:29 - 27 Prill, 2021

schedule 01:29 - 27 Prill, 2021

Është mbyllur tashmë numërimi edhe në Paskuqan, ku KQZ ka pasqyruar gjithashtu të dhënat paraprake të rezultatit të zgjedhjeve.

Mësohet se në 42 kutitë e Paskuqanit janë hedhur 18 062 vota, nga të cilat 8 835 i ka marrë PD (49.58%), kurse 6 663 vota i ka marrë PS (37.39%). Ndërkohë, LSI ka marrë 1 089 vota (6.11%).

Ndërkohë, numërimi vijon ende për bashkinë e Kamzës si edhe në bashki të tjera të qarkut të Tiranës, siç është Kavaja por edhe vetë kryeqyteti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!