Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfundon numërimi i votave, PD merr Vaun e Dejës

schedule00:26 - 27 Prill, 2021

schedule 00:26 - 27 Prill, 2021

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Vaut të Dejës. Nga të gjitha kutitë e numëruara, forcë e parë rezulton Partia Demokratike me 6376 vota ndjekur më pas nga Partia Socialdemokrate me 4097.

PS-ja është renditur në vendin e tretë me 3728 vota ndërsa LSI ka arritur të marrë vetëm 993 vota. Përsa i përket Qarkut të Shkodrës në Fushë-Arrëz kryesoi PD-ja me 1632 vota nga 1379 votat e PS-së.

PD triumfoi dhe në Malësinë e Madhe me 7090 vota ndërsa PS siguroi 6521 vota. Në Pukë PS-ja siguroi më shumë vota, 2820 ndërsa PD 2214 vota. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!