Numërimi në KZAZ-në 35, pranë shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet vijon me ritme të përshpejtuara tashmë.
Siç raporton gazetari Blerdar Kuka, komisionerët kanë marrë një urdhër nga KQZ që të mos e ndërpresin numërimin për asnjë lloj arsyeje.
Në këtë KZAZ ka pasur mjaft vonesa,dhe siç raportoi gazetari Kuka, ka pasur pretendime nga forca politike që vonesat janë bërë edhe me qëllim. Po ashtu, KQZ ka vendosur edhe gjoba në këtë KZAZ pasi deri më tani janë numëruar më pak se 50 për qind të votave.
Komisionerët nga ana e tyre kanë pakënaqësi nga KQZ, pasi ata thonë se u duhen 8 tavolinë ndërsa u janë lejuar vetëm gjashtë të tilla.
REZULTATET
40 kuti të numëruara nga 95
PS-7,970,
PD- 5,053
LSI-1,032
PSD-298
NTH-249
Bojken Abazi-190 /abcnews.al/