TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendrën e votimit tek shkolla ‘1 Maj’, në kryeqytet.
Brenda ambienteve të numërimit në zonën e Ali Demit ka pasur një sherr të dhunshëm. Nga pamjet e siguruar nga ABC shihet se si vëzhguesit dhe disa anëtarë të tjerë të grupeve të numërimit përfshihen në një përleshje masive, ku nuk mungon edhe përdorimi i karrigeve.
Siç mëson ABC te shkolla “1 Maj” janë konfliktuar fillimisht dy vëzhgues mes njëri tjetrit e më pas kanë dashur të hyjnë brenda ambienteve të numërimit disa persona që ishin jashtë.
Është dashur që të ndërhyjë policia për të shur konfliktin. Deri më tani janë shoqëruar 7 persona. Pas disa minutash situata është vënë nën kontroll dhe numërimi ka nisur. /abcnews.al/