Vrasja e Pjerin Xhuvanit, jepet masa e sigurisë për 11 të arrestuarit, vetëm autori në qeli

schedule11:37 - 26 Prill, 2021

schedule 11:37 - 26 Prill, 2021

Arbër Papleklaj është lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ndërsa janë liruar 10 të akuzuarit e tjerë.

Po ashtu Gjykata ka dhënë masën e sigurisë me detyrim paraqitje për Eldjo Bekon, i cili akuzohej për moskallëzim krimi, ndërsa vijon të mbetet në kërkim për ngjarjen Kelmend Xhaferri.

10 anëtarët e Strukturës së Mbrojtjes së Votës, pranë PD që janë lënë të lirë janë: Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.

Lexo edhe: Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit: 10 të shoqëruar, disa prej tyre të përfshirë në përplasjen e armatosur

  1. Arbër Paplekaj, për tre akuza: vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;
  2. Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  3. Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  4. Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  5. Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  6. Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  7. Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  8. Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  9. Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  10. Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  11. Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

 /abcnews.al/