Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, gazetari Enkel Demi dhe Flamur Kuçi analizojnë shifrat

schedule10:11 - 26 Prill, 2021

schedule 10:11 - 26 Prill, 2021

Mëngjesin e kësaj të hëne në studion e ABC ka qenë i ftuar Flamur Kuçi i cili në një bisedë me gazetarin Enkel Demi kanë bërë një analizim në lidhje me shifrat e deri më tanishme për zgjedhjet e 25 prillit.

Kuçi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se sondazhet nuk mund të merren të mirëqena pasi jo gjithmonë ato që thuhen në intervista mund të përkthehet në votë.

“Nëse ky trend vijon deri në fund mund të lexojmë tre ndryshime. Diferenca me exit poll-et nuk është gjithmonë një preferencë nga indindivi që intervistohet dhe nuk mund të përkthehet në votë kjo është dhe diferenca me rezultatin.  

Klasa politike duhet të jetë e kujdesshme në leximin e rezultatit, në të kaluarën nuk kanë qenë shumë korrekte. Përsa i përket pjesëmarrjes ka premisa që të mos jetë e vërtetë, pasi prej një viti e gjysmë ne jemi në padëmi dhe një pjesë e madhe e qytetarëve të jenë kthyer dhe nuk është premisa e saktë kjo. Siç lexohen trendët deri më tani është e vërtete që PS-ja mban nivelet e para të katër viteve por nëse lexohet si triumf ky është i gabuar. Besoj se kritika, mllefi nuk përkthehet në votë por s’do të thotë se janë të kënaqur me qeverinë.

Janë tre kritere që duhet të plotësohen që të ketë një rotacion në lidhje me atë që ne presim pas 8 vitesh, duhet të kenë pakënaqësi jo të zakonshëm me qeverisjen, së dyti është që duhet të kenë një besim te forca e opozitës për të bërë ndryshimin dhe së treti e preferoj ose jo duhet të kem bindjen. Nuk jam i sigurtë nëse këto kritere janë plotësuar, ndërsa në 2005 këto kritere ishin në atmosferën e kohës”, ka thënë Kuçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!