Në Ligën e Kampionëve nuk pretendojnë vetëm skuadrat më të mëdha. Ka edhe rivalë të tjerë për të fituar trofeun si Atletiko e Madridit dhe Dortmundit.
Ka humbur finale, por edhe ka fituar.
Dikush mund të thotë se Championsi nuk bën për Atletikon e Diego Pablo Simeones, por trajneri argjentinas nuk ka ndërmend të mos e provojë prapë.
Skuadra e tij u shfaq sërish si pretendente në garën kryesore të klubeve në kontinent, në të njëjtën kohë që është pranë kreut edhe në La Liga.
Në sfidën e dytë të grupit A, madrilenët nuk është se e patën shumë të lehtë ndaj Klub Bryzhit, pasi belgët u mbajtën fort deri pranë fundit, por jo më kot kanë karakter dhe talent.
Mbi të gjithë talenti i Antuan Grizmanit, kampionit të botës, që shënoi dy gola vendimtarë.
Kjo e bën më të përballueshme mungesën e rrjetave nga Diego Kosta që mbetet në krizë.
Atletiko fitoi Ligën e Europës sezonin e kaluar, ndërsa Simeone dëshiron të bëjë të harrohen dy finalet e humbura në Champions ndaj Realit.
Spanjollët duken të sigurt për kualifikimin, por po ashtu edhe gjermanët e Dortmundit.
Skuadra e trajnerit Lysien Favre dominoi ndaj një skuadre që quhej e madhe deri dy vjet më parë, Monakos, duke fituar 3-0.
Në një provë force, golat u shënuan nga Jakob Larsen, Pako Alkaser dhe Marko Rojs, me Borusian që ka po 6 pikë në dy ndeshje, dhe që mund të quhet një pretendente potenciale./abcnews.al