Milani nuk duron më, ultimatum Donnarummas e Raiolas për rinovimin

schedule13:45 - 25 Prill, 2021

schedule 13:45 - 25 Prill, 2021

Vazhdon telenovela Giggio Donnarumma. Gardiani i Milanit ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, pasi kujtojmë që kontrata e tij me kuqezinjtë përfundon në fund të këtij sezoni. Ngërçi mes palëve qëndron tek paga e lojtari, pasi Raiola kërkon një rritje prej 2 milionë eurosh.

Aktualisht, italiani përfiton 6 milionë euro në sezon dhe drejtuesit e “Djallit” nuk kanë ndërmend t’ia rrisin më shumë pagën. Sipas raportimit të “Tuttosport”, bordi drejtues i Milanit ka njoftuar agjentin Raiola se kanë kohë deri në 23 maj për të vendosur se çfarë do të bëjnë.

Klubi milanez ka nevojë për një përgjigje dhe prandaj ka vendosur dhe këtë ultimatum. Mediat në Itali raportojnë se tashmë Milani është në bisedime me portierin e Lille, Mike Maignan, në rast se Donnarumma nuk do të rinovojë. E gjithë situata do të jetë më e qartë pas 23 majit, atëherë kur do të vijë dhe vendimi final i portierit kuqezi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!