Arben Mema riu që u fut me shpejtësi në sheshin “Skëndërbej” mesditën e sotme duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ka deklaruar se ka humbur kontrollin e automjetit.
“Nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte, humba kontrollin”, ka deklaruar ai ekskluzivisht për ABC.
Gazetarja Leontina Nikaj e cila ka qenë në shesh duke raportuar për atmosferën zgjedhore e ka pyetur atë për më shumë detaje por në atë moment policia e ka arrestuar duke e shoqëruar në rajon.
Qytetarët janë tmerruar nga ngjarja, ndërsa një pjese prej tyre iu është rrezikuar edhe jeta./mv.abcnews.al