Kandidatja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori është konfliktuar me kreun e Bashkisë së Divajkës, Fredi Kokoneshi.
Kreu i Bashkisë Divjakës thotë se kandidatja është në shkelje të Kodit Zgjedhor, ndërsa i bën apel që të qëndrojë larg qendrës së votimeve.
“Nuk të lejohet je 30 m nga qendra . Është për të ardhur keq që kandidatja nuk njeh Kodin Zgjedhor dhe duhet të rrijë larg”,tha Kokoneshi.
Nga ana tjetër Ilda Dhori thotë se ka kërkuar praninë e KZAZ, ndërsa i ka konsideruar inskenime të turpshme veprimet nga ana e krybashkiakut.
“Kam kërkuar dhe presim që KZAZ të vijë. Do të presim të shprehet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha ajo.
/abcnews.al/