Biden thekson përfitimet e luftës kundër ndryshimeve klimatike

schedule20:37 - 24 Prill, 2021

schedule 20:37 - 24 Prill, 2021

Presidenti Joe Biden synoi të nxirrte në pah anën posztive të veprimeve për ndryshimet klimatike ndërsa përfundoi Samimi i udhëheqësve botërorë të premten. Zoti Biden theksoi përfitimet ekonomike që ofron lufta kundër ndryshimeve klimatike. Por planet e tij ende përballen me një betejë të vështirë në Shtetet e Bashkuara. Në ditën e fundit të samitit, Presidenti Biden u përpoq të përqedrohej tek përfitimet që sjell plani kundër ndryshimeve klimatike.

“Ka të bëjë me mundësitë që ofron lufta kundër ndryshimeve klimatike. Është një mundësi për të krijuar miliona vende pune në mbarë botën me pagë të mirë në sektorët novatorë.”

Një prezantim me video trengonte vendet e punës në sektoret e industrisë së gjelbër ndërsa udhëheqës botërorë dhe të biznesit shprehën mbështetje për programin.

“Danimarka sot ka më shumë vende pune në sektorin e energjisë së gjelbër sesa në industrinë e naftës dhe sektori privat po na mbështet”, tha Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen.

“Në Kenia, kompanitë e decentralizuara të energjisë së rinovueshme po punësojnë më shumë se 10 mijë njerëz. Shumica e tyre janë në zonat rurale. Kjo shifër është e krahasueshme me numrin e njerëzve të punësuar nga ndërmarrjet shtetërore të Kenias”, tha Nthabiseng Mosia, bashkëthemeluese e kompanisë Easy Solar.

“Vite më parë, Vattenfall ndërmori një nismë për të mundësuar jetën brenda një gjenerate pa mbështetjen tek burimet fosile. Kjo është strategjia jonë e biznesit”, tha Anna Borg, drejtuese e kompanisë Vattenfall.

Zonja Borg tha se kompania energjitike suedeze po ndihmon në ndërtimin e fabrikës së parë të çelikut që nuk përdor burime fosile. Prodhimi i çelikut ështënjë nga sektorët që konsumon më shumë energji në botë. Në takimin virtual u theksua se jo të gjithë do të ja dalin.

“Veprimi për klimën duhet të ketë njerëzit në qendër të vëmendjes. Procesi i reduktimit të ndotjes do të sjellë humbës dhe fitimtarë. Qeveritë duhet të mbështesin në mënyrë aktive komunitetet dhe rajonet e prekura negativisht”, tha Pedro Sánchez, Kryeministër i Spanjës.

Drejtuesit e sindikatave thanë se punonjësit janë të vetëdijshëm për ndryshimet, por duhet të jenë pjesë e planeve për të ardhmen.

((Mandatory CGs: U.S. State Dept., YouTube logo))

((Sharan Burrow, General Secretary, International Trade Union Confederation))

“Për të stabilizuar planetin deri në vitin 2050 me ekonomi që nuk ndotin mjedisin, gjysma e punës duhet kryer deri në vitin 2030. Nuk mund të përsërisim tanzicionet e kaluara që kanë dëmtuar punonjësit dhe komunitetet e tyre”, tha Sharan Burrow me Konfederatën Ndërkombëtare të Sindikatave.

Samiti shënoi kthimin e Uashingtonit në drejtimin e përpjekjeve për klimën. Premtimi i zotit Biden për të përgjysmuar ndotjen deri në vitin 2030, është ndër më ambiciozët në botë. Por arritja e këtij objektivi nuk është e lehtë teknikisht dhe politikisht.Udhëheqësi republikan në Senatin amerikan Mitch McConnell e përshkroi kështu:

“Kërkesa boshe nga qeveri të huaja kundërshtare dhe dhimbje maksimale për amerikanët.”

Përmes fuqisë ekzekutive, Presidenti Biden mund të bëjë shumë pa ndihmën e Kongresit.

“Do të jetë shumë e vështirë dhe mund të mos jetë e mundur që të arrihet përgjysmimi i ndotjes pa atë lloj veprimi nga Kongresi, të cilin zoti Biden e ka quajtur si plani amerikan për vendet e punës”, tha Ryan Fitzpatrick, Drejtor i Programit për Klimën dhe Energjinë, me organizatën për politikat publike Third Way.

Ekspertët thonë se zoti Biden dhe udhëheqësit botërorë kanë shumë punë për të bërë që të ofrojnë diçka gjatë konferencës së Kombeve të Bashkuara në nëntor në Glasgow./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!