Pak orë nga zgjedhjet sekretari i opozitës, në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor numër 66 në Berat është zëvendësuar.
Burime bëjnë me dije se në vend të Agron Isufit, në postin e sekretarit të kësaj KZAZ-je në Berat, është emëruar Shpëtim Bendo, po në radhët e opozitës.
Nuk dihen ende arsyet e këtij zëvendësimi në prag të nisjes së procesit zgjedhor, që starton mëngjesin e të dielës. Ndërkohë në vend po vijon shpërndarja e materialeve të votimit nga KZAZ-të në qendrat e votimit./mv.abcnews.al