4 metoda natyrale për të trajtuar thembrat e çara

schedule15:36 - 24 Prill, 2021

schedule 15:36 - 24 Prill, 2021

Çarjet tek thembrat e këmbëve mund të jenë pasojë e faktorëve të ndryshëm. Mjekët argumentojnë se një sërë rreziqesh shëndetësore mund të qëndrojnë pas këtij problemi, siç janë ndryshimet në gjëndrën tiroide dhe aciditeti i tepërt në gjak. Por ka disa metoda natyrale që i japin zgjidhje këtij shqetësimi.

Qumësht dhe sodë buke

Përdorni 2 ose 3 gota qumësht dhe shtoni pak sodë buke. Hidheni tek këmbët dhe masazhijini lehtë. Pastaj pastroni ato me një peshqir.

Mjaltë dhe vaj kokosi

Përzieni dy lugë mjaltë dhe dy lugë vaj kokosi. Mund të shtoni disa pika vaj esencial livandoje. Aplikojeni përbërjen tek këmbët dhe mbajeni gjithë natës. Bëjni këtë metodë për disa ditë rrjesht për rezultate të mira, më pas aplikojeni dy herë në javë.

Mjaltë dhe vaj ulliri

Do t’ju duhet një filxhan mjaltë, dy lugë vaj ulliri dhe ujë të nxehtë. Në një legen hidhni ujin derisa të mbulojë këmbët, më pas shtoni mjaltë dhe vaj ulliri. Bëjini këmbëve masazh për 20 minuta.

Miell orizi

Përzieni miell orizi me disa lugë mjaltë dhe uthull molle derisa të krijohet një pastë. Nëse çarjet janë shumë të thella, shtoni një lugë gjelle vaj ulliri. Zhytini këmbët në ujë të nxehtë për 20 minuta dhe masazhojeni butësisht me këtë pastë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!