Zvicra regjistron rastin e parë të variantit indian

schedule15:08 - 24 Prill, 2021

schedule 15:08 - 24 Prill, 2021

Zvicra ka identifikuar rastin e parë të variantit indian, sipas një deklaratë nga autoritetet shëndetësore të vendit.

India po përballet me një rritje alarmante  të rasteve, duke shënuar 346,786 raste të shtunën – shifra më e lartë e regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë disa vende si Irani, Kuvajti, Indonezia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndaluar fluturimet drejt Indisë për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Gjithashtu edhe Hong Kong ka pezulluar fluturimet ndërkombëtare nga India, Pakistani dhe Filipinet nga 20 prill deri më 2 maj. Autoritetet vendosën të ndalojnë fluturimet nga India dhe fluturimet për linjën Mumbai-Hong Kong, pasi 50 pasagjerë rezultuan pozitivë për koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!