Vrasja e Muhos në Memaliaj, Gjykata e Apelit lë në burg babë e bir

schedule14:21 - 3 Tetor, 2018

schedule 14:21 - 3 Tetor, 2018

Gjykata e Apelit la ne  fuqi masen e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër për masën “arrest me burg” për Hetem e Dino Muhaj. Kjo gjykatë mori në shqyrtim masën e arrestit ndaj Hetem dhe Dino Muhaj, babë e bir të akuzuar për vrasjen e Alket Muhajt në 6 shtator të këtij viti në fshatin Rabije në Tepelenë.

Pesë ditë pas vrasjes Policia e Tepelenës arrestoi babë e bir si personat përgjegjës të vrasjes se 43 vjeçarit Muhaj dhe më pas Gjykata e Shkalles së Parë në Gjirokastër e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre. Por akoma nuk është gjetur arma e krimit dhe gëzhojat në vendngjarje.

Avokati i të akuzuarve ka pohuar se nuk ka prova për arrestimin e tyre dhe se gruaja e viktimës ka dhënë dy dëshmi kontraditore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!