Rusia ke regjistruar 8,828 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se vetëm në Moskë janë shënuar 2,541 persona të prekur me Covid.
Ndërkohë numri i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 4,753,789 raste.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rusi kanë humbur jetën 399 pacientë në 24 orë, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 107,900 humbje jete.
/abcnews.al/