Marina në Indonezi ka bërë të ditur se janë gjetur gjashtë pjesë që besohet se i përkasin nëndetëses që rezulton e zhdukur prej disa ditësh. Lajmin, shefi i Marinës Yudo Margono në një konferencë për mediat. Nëndetësja humbi kontaktet ndërsa ndodhej në Detin e Balit të mërkurën.
Lajmi vjen në një kohë kur shpresat për fatin e 53 anëtarëve të ekuipazhit zbehen, pasi besohet se oksigjeni në mjetin lundrues ka mbaruar të shtunën.
Shtetet e Bashkuara kanë vënë në kërkim të mjetit lundrues një nëndetëse P-8 Poseidon për të ndihmuar në operacionin e kërkimit dhe shpëtimit .
Flota detare indoneziane tha se po dërgon helikopterë kërkimi dhe anije në zonën ku humbi kontakti me nëndetësen 44-vjeçare KRI Nanggala-402 të mërkurën ndërsa po përgatitej të zhvillonte një stërvitje silurësh. sb/abcnews.al/

