NASA ka zbuluar disa imazhe të stacionit të ri hapësinor që do të rrotullohet rreth Hënës. “Lunar Gateway do të nisë në vitin 2024 si pjesë e programit të saj, Armetis, duke hedhur kështu hapat e parë njerëzorë në sipërfaqen e Hënës që nga viti 1972.
NASA shpreson se stacioni do të shërbejë si një pikë themelore për udhëtime më të hollësishme në hapësirë. “Gateway do të jetë baza jonë e shtëpisë në orbitën hënore, është moduli i komandës dhe shërbimit për misionet në sipërfaqen e Hënës.
“Përdorimi i tij si një port për sistemin e uljes njerëzore, orbita e saj rreth Hënës do të na japë hyrje në sipërfaqen hënore.”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine. NASA dëshiron që programi Artemis të shërbejë si një provë për teknologjinë që përfundimisht do të ndihmojë njerëzit të udhëtojnë dhe të jetojnë në Mars.
/abcnews.al