Ekipet indoneziane të kërkim-shpëtimit kanë frikë se më e keqja mund të ketë ndodhur, ndërsa nëndetësja ende nuk është gjetur. Ata thonë se oksigjeni në anijen me 53 persona në bord në bord mund të kenë mbaruar.
KRI Nanggala 402 u zhduktë mërkurën në brigjet e Balit, duke shkaktuar një kërkim të furishëm për ta gjetur atë.
Australia, India, Malajzia dhe Singapori deri më tani kanë dërguar ndihmë. Gjithashtu një avion i Marinës Amerikane P-8 Poseidon u ul në Bali sot në mëngjes.
Shkak i humbjes së anijes mendohet se është bërë mbarimi i karburantit pasi mund të ketë pasur rrjedhje të tij./e.b-abcnews.al