Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona pasi janë përfshirë në një sherr masiv mbrëmjen e sotme te Rruga B në Prishtinë.
Lajmin për mediat në Kosovë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast”, tha ajo.
“Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë) dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mjekësor. Ndërkohë që policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh Ahmeti.