Pesë “gjuhët” e dashurisë: Si t’ja shprehni ndjenjat partnerit tuaj

schedule16:57 - 23 Prill, 2021

schedule 16:57 - 23 Prill, 2021

Edhe nëse partneri nuk iu thotë të dua, ndodh që ai e tregon dashurinë e tij duke përdorur një “gjuhë” tjetër dashurie. A e dini se dashuria ka 5 gjuhë të ndryshme? Eksperti Gary Chapman, shpjegon këto pesë gjuhë të dashurisë që duhet t’i dini.

Gjuha e parë e dashurisë është përdorimi i fjalëve të ëmbla

Disa njerëz përdorin fjalë për të shprehur dashurinë e tyre, përgjithësisht komplimentojnë, e njohin vlerën tuaj dhe thonë se janë mirënjohës që jeni pjesë e jetës së tyre.

Gjuha e dytë e dashurisë janë momentet cilësore

Kjo është gjuha më e përdorur nga ata që duan të kalojnë kohë cilësore me partnerin e tyre, të bëjnë aktivitete të përbashkëta etj, me qëllim që të ndajnë momente së bashku.

Gjuha e tretë e dashurisë është “komunikimi” përmes dhuratave

Disa njerëz preferojnë ta tregojnë dashurinë përmes gjërave materiale. Një shembull në këtë rast janë dhuratat. Partneri e kupton që e dashuroni sepse keni harxhuar kohë duke zgjedhur diçka që e bën të lumtur.

Gjuha e katërt e dashurisë është ajo e gjesteve

Ka njerëz që e përcaktojnë dashurinë bazuar në gjestet dhe ndihmën që i ofrojnë njëri-tjetrit. Këta njerëz vlerësojnë, për shembull, që partneri zgjohet për t’i bërë kafen në mëngjes, e ndihmon në punët e shtëpisë apo kujdeset për fëmijët. Padyshim që këto gjeste marrin një vlerë të madhe kur ato janë spontane.

Gjuha e pestë e dashurisë është ajo që “flet” përmes prekjes fizike

Ka njerëz që kanë nevojë për kontakt. Këta njerëz e shprehin dashurinë e tyre për shembull duke mbajtur dorën, duke puthur, duke përqafuar, duke bërë masazhe dhe natyrisht duke bërë dashuri. Për ta, kontakti është thelbësor, për shembull kur jeni duke parë një film rrini afër dhe të përqafuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!