Navalvy i përgjigjet thirrjes së mjekëve, i jep fund grevës së urisë

schedule14:16 - 23 Prill, 2021

schedule 14:16 - 23 Prill, 2021

Pas thirrjeve të mjekëve mesa duket  udhëheqësi i opozitës ruse i cili është në burg, Aleksei Navalny i ka dhënë fund grevës dhe do ta bëjë këtë “gradualisht” brenda 24 ditësh.

Mjekët e udhëheqësit të burgosur rus të opozitës, Alexei Navalny e kanë nxitur atë të heqë dorë nga greva e tij e urisë menjëherë, duke e paralajmëruar se mund të vdesë.

Navalny aktualisht ndodhet në burg i cili gjendet afër 100 kilometra larg Moskës. Ky burg njihet si njëri prej burgjeve më të ashpra në Rusi. Navalvy, 44 vjeç, është arrestuar në një aeroport të Moskës në muajin janar, menjëherë pasi është kthyer nga Berlini, ku u shërua nga helmimi me agjentin  nervor Novichok.

Ndërkohë në  Rusi vijon protesta për lirimin e tij. Në tubime janë arrestuar më shumë se 1,000 njerëz në qytete të ndryshme, përfshirë edhe kryeqytetin Moskën./abcnews.al