Manchester United fiksohet me francezin e Juves, ofron një latin në këmbim

schedule12:15 - 23 Prill, 2021

schedule 12:15 - 23 Prill, 2021

Juventus dhe Manchester United duket se janë gati të bashkëpunojnë me njëri-tjetin dhe të bëjnë një shkëmbim, formule e njohur gjatë kësaj krize, që e ka pushtuar futbollin.

Adrien Rabiot erdhi me buje të bardhezinjtë, por ende nuk ka arritur të tregojë cilësitë e tij dhe te Juventus prej kohësh mendojnë ta hedhin në treg.

 

Manchester United mësohet se ka interes për francezin dhe është gati të ofrojë një lojtar shumë interesant në këmbim. Djajtë e Kuq vënë në pjatë Alex Telles.

 

Braziliani erdhi nga Porto në merkaton e verës, por nuk ka arritur të përshtatet me idetë e Solskjaer. Mbrojtësi i majtë ka luajtur vetëm 7 ndeshje në Premier League dhe ka dhuruar 2 asiste. /abcnews.al